mialbania

Current Affairs

G99: Qeveria të kërkojë falje zyrtare nga ana e autoriteteve greke

Data: 3/29/10

Genci Kojdheli

Është hera e dytë në më pak se 3 vjetë që shqiptarëve u duhet të përballen me kërcënime skandaloze që vijnë prej fqinjit tonë jugor, përmes gojës së strukturave ushtarake të Greqisë, teksa qeveria shqiptare vazhdon të ketë raporte vasaliteti kundrejt qeverisë greke. Ashtu si në vitin 2007, edhe para disa ditësh mediat transmetuan marshimin e trupave ushtarake greke në mes të Athinës, teksa këndonin këngë raciste e shoviniste duke kërcënuar gjithë fqinjët e Greqisë, përfshirë edhe Shqipërinë.

Kjo batare kërcënimesh e urrejtjeje ndaj Shqipërisë vjen pak ditë pas lëshimit të rradhës që qeveria shqiptare i bëri Greqisë, duke lejuar ngritjen e një tjetër varreze të ushtarëve grekë në territorin e Shqipërisë, e gjashtë muaj pas ratifikimit nga mazhoranca e djathtë të marrëveshjes për faljen e ujrave territoriale të Shqipërisë në favor të Greqisë, por që fatmirësisht u rrëzua prej Gjykatës Kushtetuese.

Si partnerë me të drejta të barabarta me Greqinë në NATO, ne nuk mund të lejojmë që të tilla ngjarje të përsëriten. Qeveria shqiptare duhet t’i largohet kompleksit që ka ndaj fqinjit jugor, e të kuptojë që ‘marrëdhëniet e mira mes dy vendeve’ nuk mund të ruhen teksa ne bëjmë lëshim pas lëshimi, ndërsa në Athinë bëhet thirrje për lëkurën e gjakun e shqiptarëve.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që të kërkojë menjëherë dënimin maksimal për autorët e këtij akti të ulët, ashtu si dhe një falje zyrtare publike nga instancat më të larta qeveritare të Greqisë. Qeveria gjithashtu duhet të kërkojë nga homologët grekë që të ndërmarrin hapa të dukshëm e të prekshëm në nivel qeveritar për t’i dhënë fund frymës së urrejtjes që ekziston në Greqi ndaj Shqipërisë, në mënyrë që shfaqje të tilla racizmi të mos të ndodhin në të ardhmen.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.