Note: Keto shenime jane nxjerre nga artikulli http://www.healthreform.gov/reports/smallbusiness2/index.html, prandaj cdo copyright i perket atij websiti.
Reforma e re e shendetit qe u miratua nga Kongresi Amerikan pak dite perpara sjell keto pika te reja dhe perfituese jo vetem per shumicen e amerikaneve, por edhe per minoretet e huaja, ashtu sic eshte komuniteti shqiptar ne Michigan:
- do te krijoje nje plan krahasimi: qytetaret amerikane do jene ne gjendje te shikojne edhe oferta te tjera per sigurim shendetesor, duke mos u kufizuar vetem tek oferta e kompanise ku ata punojne.
- ndalon diskriminimin gjate procesit te rregjistrimit: deri para kesaj reforme, kompanite private te sigurimit shendetesor kishin te drejten te mos pranonin nje person nese ai kishte nje semundje te rende me perpara, ose ka patur edhe raste qe femrat nuk jane pranuar. Reforma e re e heq kete kufizim
- plan me te mire per punetoret qe punojne ne kompani te vogla: kjo do te thote se, nese punon per nje kompani te vogel dhe ke sigurim, dhe deri tani ky plan qe ke nuk te mbulonte psh. blerjen e ilaceve, ligji i ri qe u miratua do te detyroje kompanite e vogla qe te ofrojne nje pakete te plote shendetesore dhe me cmim te arsyeshem. Deri para reformes, sa me e vogel te ishte kompania, aq me shume i kushtonte nje punetori paketa e sigurimit shendetesor.
- ndalon kompanine e siguracionit shendetesor te ngreje cmimin e planit per nje person nese ai semuret dhe harxhon pare nga “kompania”: pra, reforma e re e ndalon kete diskriminim nga ana e kompanise dhe punetori do te mbaje te njejtin cmim qe kishte para se te semurej.
- prinderit mund te mbajne ne planin e tyre femijet deri ne moshen 26 vjec